Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat jashtë dyerve të parlamentit është pyetur nga gazetarët mbi tensionet dhe përplasjet në mbledhjen e kryesisë së PD, të mbajtur mbrëmjen e së martës.
Alibeaj është shprehur se asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.
Ai ka theksuar se fjalë ka patur gjatë mbledhjes por dhunë jo.
“Në mbledhje, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë në presion. Unë isha në mbledhje, asnjë prej tyre nuk ka qenë nën presion. Kanë pasur qëndrime të ndryshme. Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu. Kryetarët e degëve janë PD-ja, janë ata njerëz që me 8 janar ishin këtu në mbrojtje të gjithë deputetëve, pa përjashtim. Nuk ka pasur dhunë, fjalë ka pasur”, theksoi ai.