Eleanor Vincent ishte dëshmitare e skenës së tmerrit që ndodhi vetëm pak orë më parë në Annecy.
Ajo e përshkroi situatën skenën e sulmit si një përmbledhje momentesh "kaotike", pasi oficerët mbërritën në vendngjarje me mitralozë.
Dëshmitarja që pa ngjarjen, tha gjithashtu se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ndërhyrja ishte shumë intensive.
Sa i përket momentit të arrestimit të autorit 45-vjecar ajo tha se nuk ishte në gjendje të shihte momentin e arrestimit sepse zona ishte e rrethuar.
“Policia erdhi me shpejtësi të paparë në vendngjarje .Ishte një moment shoku, ishte një moment tmerri. Njerëzit këtu janë me pushime”, tha ajo.