Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

 

Berisha thotë se Manja se ka informuar ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se do të arrestohej me urdhër të SPAK.

 

“Ky mund të quhet raporti i shitjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

 

Komisionari me ligj i ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të dhënave është figura zyrtare më qesharake e globit.

 

Ulsi Manja e nxori sekretin për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky është njeriu i pazareve të Edi Ramës.

 

I gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin. Je një lloj Jagoje, që ke vetëm veten shok.

 

Ky është komisionari i shitjes së të dhënave, që ligji i thyhet 1 milion herë, dhe ligji shkelmohet për të ndihmuar së pari armiqtë e Shqipërisë, duke nxjerrë në shesh të gjithë organigramën dhe të dhënat e Shërbimit Informativ.

 

Ligji thyhet për të ndihmuar klanet e tmerrshme të krimit dhe mafies shqiptare në botë.

 

Të gjitha targat u nxorën në treg, një nga këta që rrinë mbrapa shpine, sepse duhet t’i mësonin kriminelët për të kalibruar nishanin e tyre”, tha Berisha.