Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi së bashku me dy vëllezërit e tij ka kërcënuar me armë imituese dhe kanë goditur me çekiç pronarin e një lokali.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Shijak, ku kanë arrestuar shtetasin F. Ç., 27 vjeç, ndërkohë që dy vëllezërit, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, janë proceduar penalisht .

 

“Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Ç., 27 vjeç, banues në Shijak, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 vëllezërit e tij, shtetasit Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, gjithashtu banues në Shijak.

 

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi F. Ç., në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë imituese, shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Shijak (pronar i një lokali në Shijak), e kanë goditur atë me send të fortë (çekiç), si dhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

 

Sendet e kundërligjshme që u përdorën për kryerjen e këtij krimi, si dhe automjeti i këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.