Grupi i sulmuesve që vranë të paktën 137 persona në Moskë javën e kaluar, më parë ka tentuar sulme në Francë, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ky grup i veçantë i përfshirë në këtë sulm ndërmori disa përpjekje në territorin tonë në muajt e fundit”, u tha Macron gazetarëve në Cayenne, kryeqyteti i Guianës Franceze.
“Do të ishte cinike dhe kundërproduktive për Rusinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj, të përdorin këtë kontekst për ta kthyer atë kundër Ukrainës”, shtoi Macron.
Ai përsëriti solidaritetin e Francës me popullin rus dhe kujtoi se qeveria franceze, bazuar në informacione të besueshme, vendosi të ngrejë alarmin e saj të terrorizmit në nivelin më të lartë të dielën, pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Mbrojtjes të mbajtur në Pallatin Elysee.
Të paktën 137 persona u vranë dhe mbi 180 të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten kur grupi rock Picnic ishte gati të performonte në Sallën Crocus në rajonin e Moskës.
Grupi DEASH mori përgjegjësinë për sulmin.
Komiteti Hetues tha se arrestoi 11 persona, përfshirë katër autorët, në rajonin kufitar Bryansk duke shkuar në Ukrainë.
Gjykata e rrethit Basmanny të Moskës të dielën vonë akuzoi katër autorët për terrorizëm dhe miratoi paraburgimin e tyre deri më 22 maj./aa