Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

 

 

▫️Gjatë javës që lamë pas 16 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

 

▫️ 309 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️ 2,567 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

 

▫️ Janë vendosur 297 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️ Janë vendosur 297 masa administrative, për Parakalime të gabuara.

▫️ Janë bllokuar 17 automjete.