Ecja është një nga aktivitetet më të rekomanduara për tú stërvitur dhe për të qenë në formë. Dhe për shkak të përfitimeve të gjithanshme lindi një trend i ri fitnesi, që është ecja mbrapa.

 

Kohët e fundit, ekspertët janë gjithnjë e më shumë të bindur se duhet të përpiqemi të ecim prapa për të marrë një sërë përfitimesh shëndetësore, fizike dhe mendore.

 

Shumicën e kohës, ne ecim sikur të ishim në autopilot. Ne rrallë mendojmë për procesin e ecjes dhe çfarë përfshin ai.

 

Ndërsa ecja mbrapa detyron trurin dhe trupin tuaj të punojnë më shumë për të koordinuar ato lëvizje të thjeshta që na sjellin përfitimet shëndetësore.

 

Ecja mbrapa përmirëson ekuilibrin dhe koordinimin

 

Ecja mbrapa kërkon më shumë përpjekje për të ruajtur ekuilibrin dhe ndërgjegjësim më të madh të trupit në hapësirë. Megjithatë, të gjitha ato ushtrime që përmirësojnë ekuilibrin dhe koordinimin janë të mira për shëndetin tonë. Një studim i botuar në “British Journal of Sports Medicine”, zbuloi se mungesa e aftësisë së mbajtjes së ekuilibrit është e lidhur me rrezikun e vdekjes së parakohshme.

 

Përmirëson qëndrimin tuaj

 

Ecja mbrapa mund të ndihmojë në përmirësimin e qëndrimit, pikërisht sepse kërkon më shumë vëmendje për pozicionimin e trupit.Ky trend i fitnesit është i dobishëm për ata që kalojnë shumë kohë ulur ose në pozicione të gabuara gjatë ditës.

 

Gjatë lëvizjes, muskujt e shpinës, veçanërisht ata të shtyllës kurrizore, aktivizohen më intensivisht për të ruajtur ekuilibrin dhe stabilitetin. Prandaj, ecja mbrapa mund të ndihmojë në kundërshtimin e efekteve negative të qëndrimit të gabuar.

 

Redukton stresin në nyje dhe stimulon muskujt

 

Krahasuar me një ecjen normale, ecja prapa mund të zvogëlojë stresin në nyjet e ekstremiteteve të poshtme, veçanërisht gjunjët dhe ijët, por jo vetëm. Ky aktivitet angazhon grupe të ndryshme muskujsh dhe kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e forcës dhe tonit të muskujve, veçanërisht në këmbë, muskuj dhe bark.

 

Ecja mbrapa djeg më shumë energji

 

Nëse dëshironi ta bëni ecjen pjesë të stërvitjes tuaj, atëherë është mirë të dini se ecja mbrapa kërkon deri në 30% më shumë energji sesa ecja përpara. Kjo do të thotë që trupi duhet të punojë më shumë për të lëvizur, duke e kthyer ecjen prapa në një stërvitje më efektive.