Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil njoftoi se për shkak të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, dje Aeroporti i Istanbulit ka thyer rekord të trafikut ajror të të gjitha kohërave me 1.594 ulje dhe ngritje.

 

Nga llogaria e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil në Twitter u bë një postim lidhur me shifrat e uljeve dhe ngritjeve të Aeroportit të Istanbulit.

 

Për shkak të finales në Ligën e Kampionëve UEFA, Aeroporti i Istanbulit dje me 1.594 ulje dhe ngritje ka thyer rekord të trafikut ajror të të gjitha kohërave.

 

"Transportuesit tanë turq me udhëtimet me orar shtesë dhe çarter që zhvilluan me kontributet e Drejtorisë tonë të Përgjithshme, kanë zënë një vend të rëndësishëm në trafikun në fjalë", thuhet në deklaratë.

 

- Në Aeroportin e Istanbulit u transportuan udhëtarë nga vende të ndryshme të botës

 

Tifozët e Manchester City-t dhe Interit që erdhën me rastin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, krijuan fluks në Aeroportin e Istanbulit.

 

Për shkak të ndeshjes finale, në Istanbul mbërritën tifozë të të dy ekipeve nga vende të ndryshme të botës.

 

Ndërkohë që vazhdonin ardhjet me fluturime me orare të planifikuara, në Aeroportin e Istanbulit kanë ateruar shumë avionë pa orar të planifikuar që janë nisur nga Italia dhe Britania e Madhe.

 

Për shkak të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, prej disa ditësh në Aeroportin e Istanbulit kanë mbërritur avionë të shumtë privatë nga vende të ndryshme të botës./AA