Ish-kryeministri Berlusconi, në një video të publikuar shihet i përlotur për tragjedinë në Kanalin e Otrantos, që ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si Përmbytja e Katërit të Radës.

 

 

Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

 

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik. Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marr