Një çift palestinez është martuar në një kamp refugjatësh mes sulmeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar.

Pasi shpëtuan nga sulmet e ushtrisë izraelite, Mahmoud Huzaa dhe Shayma Kuzaat u strehuan në stadiumin Al-Durra në qytetin Deir al-Balah të Gazës.

Ceremonia e martesës së tyre u zhvillua në stadium dhe morëm pjesë shumë palestinezë që jetojnë në kamp, si dhe të afërm të nuses dhe dhëndrit.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 28.576 palestinezë dhe duke shkaktuar një shkatërrim në masë dhe mungesë të gjërave të nevojshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite në Gaza ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së territorit palestinez mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./aa