Kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi i pyetur në Komisionin e Jashtëm se çfarë do të bëjë për të arritur një marrëveshje për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai, tha se do të jetë në prioritetin e tij. Kurtezi tha se puna për një marrëveshje të tillë ka nisur dhe ai do të bëjë çmos që ta shtyjë përpara.

 

Kuadri lidhor është i konsoliduar. Sa i takon marrëveshjeve në fushën penale janë pothuajse të papërfunduara. Por mesa lexoj nga dosjet ka filluar puna dhe roli im do jetë që të shtyhet më tej. Si psh marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend. E specifikova që do jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do shkojë ne perspektivë, sepse është e dyanshme.