Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën presidentes Vjosa Osmani sot në Parlamentin Europian.

 

 

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta e cilësoi fjalimin e Osmanin si qëndrim dinjitoz, ndërsa shtoi se përkushtimi i Kosovës për demokraci dhe sundimi i ligjit, është shembull frymëzues në rajon.

 

MESAZHI I METËS

E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Europian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë europian.

Përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e Bashkuar, është shembull frymëzues në rajon.