Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë në Kosovës është urgjencë kombëtare.

 

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook Haradinaj kritikon ashpër Albin Kurti si njeriu që sipas tij është i zhytur në korrupssion dhe tashmë edhe i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë.

 

“I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi, i zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni, i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë, i kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri. S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”, shkruan Haradinaj.