Pakistani, me udhëzimin e kryeministrit Shahbaz Sharif, dërgoi ekipet e kërkim-shpëtimit në Türkiye për shkak të tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş.

 

Sipas deklaratës së Kryeministrisë së Pakistanit, një ekip kërkim-shpëtimi prej 50 personash dhe 25 tonë ndihma është nisur mëngjesin e sotëm drejt Türkiye-s me aeroplanin e Pakistan International Airlines (PIA).

 

Në deklaratën nga ushtria pakistaneze thuhet se avioni transportues C-130 i forcave të armatosura është nisur nga baza ajrore Chakala në Rawalpindi për në Adana.

 

Në deklaratë thuhet se aty ishte një ekip i trajnuar për kërkim-shpëtim me pajisjet e nevojshme, një ekip ndihmës mjekësor i përbërë nga mjekë, infermierë, teknikë, një spital i lëvizshëm 30 shtretër dhe materiale të ndryshme ndihme.

 

Sonte nga Lahore në Istanbul do të transportohen me avionë C-130, 7 tonë materiale ndihme, përfshirë çadra dimërore, batanije dhe produkte të tjera.

 

Në anën tjetër, nga dita e nesërme, nga Islamabadi dhe Lahore me fluturime ditore të ANP-së do të dërgohen 15 tonë ndihma humanitare dhe ekipe mjekësore në Türkiye dhe Siri./AA