Pamjet nga ajri të marra në Hatay, një nga provincat e goditura nga tërmetet shkatërruese në Türkiye, zbuluan përmasat e shkatërrimit.

 

Pamjet nga ajri të kombinuara me pamjet arkivore tregojnë përmasat e shkatërrimit pas tërmetit në Hatay.

 

Shumë ndërtesa u shkatërruan. Tërmetet shkaktuan vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, kurse ndërtesat dhe shtëpitë u kthyen në gërmadha.

 

Gjithashtu është shkatërruar edhe godina e ndërtuar në vitin 1927 nga arkitekti francez Leon Benju në sheshin e njohur Koprubasi, e cila dikur shërbente si ndërtesa e Kuvendit.

 

Xhamia Habib-i Najjar, një nga xhamitë e para në Anadoll, e cila ishte një simbol i vërtetë i tolerancës, vëllazërisë dhe paqes, u ndërtua kur Antakia u pushtua nga arabët në vitin 638, ndërsa u shkatërrua plotësisht nga tërmeti.

 

Gjithçka që ka mbetur nga xhamia dikur e bukur është një grumbull rrënojash.

 

Të paktën 38.044 njerëz humbën jetën në dy tërmetet e fuqishme që tronditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.

 

Tërmetet me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave u regjistrua në provincën Kahramanmaras, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

 

Tërmetet tronditën të gjithë rajonin, kurse në Sirinë fqinje jetën e humbën më shumë se 3.600 njerëz, ndërsa më shumë se 14.000 të tjerë u plagosën./AA