Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur detaje nga takimi që pati dje ambasadorët e QUINT-it, ndonëse deklaroi më herët se nuk do të fliste për këtë çështje.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai thotë se u ka kërkuar ambasadorëve të bëjnë “gjithçka që kanë në dorë për të penguar Kurtin të nis një luftë të re në Ballkan”.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit diplomatikë të ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi.