Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për drogë, ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për shetasin Nehat Rizvani. Mësohet se 32-vjeçari drejtonte automjetin “Audi Q7” që u ndalua nga shërbimet e Policisë, gjatë transportimit të 3 thasëve me 85 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ngjarje e ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar.
Gjatë zhvillimit të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, asokohe u arrestuan shtetasit me inicialet A. T. dhe V. R., përkatësisht pasagjer në këtë automjet dhe pronari i automjetit, si dhe u sekuestrua sasia e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.