Një 27-vjeçare me kombësi indiane është vrarë me thikë në apartamentin e saj në Londër.

 

 

Tejaswini Kontham u gjet e vdekur në një pronë në Wembley dje në mëngjes.

 

27-vjeçarja kishte shkuar në Angli për të përfunduar masterin dhe pas disa ditësh do kthehej në Indi për t’u martuar, ka thënë babai i saj për mediat.

 

 

Policia ka mbërritur në banesën e saj pak para orës 10 të mëngjesit, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, vajza humbi jetën në vendngjarje. Një 28-vjeçare e cila besohet se është shoqja e saj, ka marrë plagë me thikë gjatë sulmit, por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

 

Babai i Kontham ka treguar se ajo kishte udhëtuar në Londër tre vite më parë dhe do kthehej në Indi për martesën e saj pasi i mbyllte studimet këtë verë. Madje ai tregoi se vajza e tij kishte dhënë dorëheqjen nga puna e saj, pasi vetëm disa ditë e ndanin atë nga kthimi në vendlindjen e saj.

 

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e krimit dhe për vënien sa më shpejt para drejtësisë autorin e krimit.