Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 2.083 persona kanë humbën jetën dhe 9.869 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Liban që nga 8 tetori 2023.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, thuhet se 15 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga dje në provincën e Malit Lebanon.

Në sulmet ajrore izraelite në provincën jugore kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 19 të tjerë, thuhet në deklaratë, e cila shton se në sulmet e kryera në rajonin Nabatieh kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 26 të tjerë.

Më tej në deklaratë njoftohet se në sulmet ajrore të Izraelit ndaj rajonit Beqaa u plagosën 12 njerëz, ndërsa gjithashtu 8 persona të tjerë u plagosën në sulmet e kryera ndaj rajonit Baalbek el-Hermel.

Ndërkaq, në sulmet e djeshme në Liban kanë vdekur 22 persona dhe janë plagosur 111 të tjerë, me çka numri i të vdekurve është rritur në 2.083 dhe numri i të plagosurve në 9.869 që nga dita e fillimit të sulmeve të Izraelit në Liban.

Konfliktet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në vijën kufitare Liban-Izrael vazhdojnë që nga 8 tetori 2023.

Ndërsa Hezbollahu shënjestron zonat ushtarake në veri të Izraelit me raketa dhe mjete ajrore pa pilot, ushtria izraelite po kryen sulme të rënda ajrore në jug të Libanit dhe rajonin Dahieh në kryeqytetin Bejrut./aa