Ditën e djeshme, Italia i dha lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Mes VIP-ave dhe liderëve politikë ajo që ra në sy gjatë homazheve në nder të tij, ishte veshja e ikonës së televizionit italian, Maria De Filippi.

 

Aspak e zakontë për një ditë zie, Maria De Filippi zgjodhi të vishej me të bardha.

 

Por ka një arsye pse prezantuesja zgjodhi të shfaqej me të bardha.

 

E bardha është një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.