Spanja do të dërgojë një spital fushor dhe punonjës shëndetësorë në Türkiye pas tërmeteve shkatërruese që goditën pjesët jugore të vendit të hënën.

 

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares ka bërë të ditur se spitali fushor START në Türkiye do të shërbejë për të ndihmuar të lënduarit nga tërmeti.

 

"Do të dërgojmë profesionistë nga sistemi kombëtar shëndetësor", tha Albares.

 

Ai shtoi se Spanja do të kontribuojë në përpjekjet e Shoqatave të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe do të aktivizojë marrëveshjet emergjente me organizatat joqeveritare në Siri.

 

Të paktën 3.432 persona humbën jetën dhe 21.103 të tjerë u plagosën në tërmetet që goditën pjesët jugore të Türkiye-s të hënën.

 

Në Siri, të paktën 1.602 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur./AA