Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çitet më të dashura për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP1, nisën romancën e tyre të cilën e vazhduan dhe pas përfundimit të saj.

Madje pas përfundimit, çifti i habiti të gjithë kur zbuluan se do të bëheshin prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

 

Mirëpo prej më shumë se një viti çifti lëvizin sa në Tiranë dhe në Kosovë, aty ku jeton dhe familja e Dagzit. Por së fundmi ish-banori ka zbuluar se ku do të jetojnë përfundimisht.

 

Gjatë një interviste të dhënë për “1 Natë”, Dj Dagz ka treguar se do të zhvendosen në Kosovë, pasi Einxhelit i pëlqen më shumë aty, aq sa do ta vazhdojë atje dhe punët e saj.

 

 

 

“Mua më pëlqen më shumë Tirana, Einxhelit i pëlqen Kosova. Prej një viti e disa muajsh që jemi bashkë udhëtoj kryesisht unë ose ajo. Por nga muaji tjetër jemi në Kosovë përfundimisht. Einxhelit i pëlqen këtu edhe punën mendon ta vazhdojë në Kosovë”, ka thënë Dagz.