Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një 58-vjeçar që po ecte me biçikletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”.

 

“33-vjeçari me iniciale E.R. ka rënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, 58-vjeçarin me inciale F. Sh., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njofton policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.