Departamenti Amerikan i Shtetit doli dje me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.

DASH i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.

 

Sipas DASH, policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme. E pas kësaj deklarate, ka reaguar deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

 

Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve, teksa ka përmendur se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për kryetarët e komunave është një akt i kundërligjshëm.

 

“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.