Babë e bir ishin kapur dorë për dore dhe po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Valley Mills të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur i goditi rrufeja.

 

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur të tre sapo kishin dalë nga stacioni i autobusit që kishte sjellë dy fëmijët nga shkolla. Babai, Matthew Boggs, vdiq menjëherë, ndërsa djali, i vogël Grayson, vdiq në spital pas një muaji agonie. I pranishëm në skenën e tragjedisë ishte edhe Elija, vëllai më i madh i fëmijës, i cili u shpëtua nga një mrekulli. Ata sapo ishte ndarë, Mattheë dhe Grayson shkuan në të djathtë, ndërsa Elija në të majtë kur shkarkoi rrufeja.

 

Për babain 34-vjeçar nuk mund të bënin asgjë, ndërsa 6-vjeçari Grayson, ishte në gjendje shumë të rëndë dhe pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi i shtruar për katër javë, deri në lajmin e dytë tragjik.

 

I vogli ndërroi jetë më 16 qershor, pasi familja në marrëveshje me mjekët, vendosi ta shkëputë nga makineritë që e mbanin në jetë. Sipas mediave amerikane, mjekët e kishin diagnostikuar me probleme të rënda neurologjike për shkak të dëmtimit të trurit si pasojë e goditjes së tmerrshme elektrike. Një mbledhje fondesh është hapur në internet për të ndihmuar familjen të paguajë për funeralin.