Mërgimtarët turq në Finlandë, Suedi, Katar dhe Liban kanë nisur votimin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në tgjithë Türkiyen më 14 maj.

 

Votimi filloi në Finlandë të hënën dhe do të vazhdojë deri më 7 maj nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 me orën lokale për 6,791 turq me të drejtë vote.

 

Ambasadori i Türkiyes në Finlandë Deniz Cakar tha: "Gjërat po shkojnë mirë. Interesi i qytetarëve tanë është i kënaqshëm. Komisionet tona të votimit janë gati dhe vëzhguesit tanë po e ndjekin procesin zgjedhor nga fillimi."

 

Ndërkohë, qendrat e votimit në Alvsjo, një lagje e bashkisë së Stokholmit në Suedi, do të mirëpresin 42.800 votues turq deri në të njëjtën datë.

 

Ambasadori i Türkiyes në Suedi Yonet Can Tezel tha se radhët e gjata u krijuan në ditën e parë të votimit.

 

Njëkohësisht votimi ka filluar edhe në Katar në Lindjen e Mesme, ku 10.868 emigrantë turq kanë të drejtë të votojnë deri në maj.

 

Votimi filloi gjithashtu në Ambasadën Turke në Doha, kryeqyteti i Katarit dhe do të vazhdojë deri të dielën (7 maj).

 

Një total prej 8.336 emigrantësh turq të regjistruar për të votuar në Liban kanë gjithashtu shtatë ditë për të hedhur votën e tyre.

 

Të gjitha përgatitjet në vend

 

Ambasadori i Türkiyes në Liban, Ali Baris Ulusoy, tha: "Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet tona në mënyrë që qytetarët tanë të mund të votojnë të sigurt".

 

Votimi në gjithë Türkiyen do të zhvillohet të dielën, më 14 maj. Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve presidencialë, duke përfshirë presidentin Recep Rayyip Eedoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, Muharrem Ince, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.

 

Gjithsej 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

 

Përafërsisht 3,41 milionë shtetas turq kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit, ku votimi tashmë ka filluar në disa vende, me afro 278.000 prej tyre që votojnë për herë të parë.