Një incident ka ndodhur të dielën në koncertin e Bebe Rexhës në New York, ku këngëtarja u qëllua në kokë me një celular.

 

 

33-vjeçarja po interpretonte në një koncert për turneun saj “Best F’n Night Of My Life”. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, duket se një person nga tuma qëllon drejt artistes, gjatë kohës që ajo po interpretonte simbolin e shqiponjës me duar.

 

Pasi mori goditjen, Bebe u ul në tokë, ndërsa ekipi i saj i erdhi në ndihmë.