Është një nga zhgënjimet e mëdha kur keni shumë punë për të bërë dhe lavatriçja juaj ju thotë se ka mbetur vetëm një minutë nga cikli, por vazhdon të rrotullohet shumë më shumë sesa kaq. Një vloger, i njohur si “That Ginger Fella“, nga Londra, kohët e fundit shkoi në TikTok për të nxjerrë në pah fenomenin në mënyrë gazmore në një klip që mblodhi 2.2 milionë shikime.

 

Ai bëri shaka se kur aparatit të tij i ka mbetur një minutë, ai ka kohë për të bërë një shëtitje, për të ngrënë darkë dhe të arrijë në shtëpi pikërisht në kohën kur lavatriçja mbaron “një minutë.”

 

Në reagim ndaj videos një person shkroi: ‘Gëzohem që e di se kjo është ndërkombëtare.’ Një tjetër tha: “Duhet të ketë një speciale të Netflix për këtë gjë: Pse gënjejnë orët e lavatriçes, historia e patreguar“. Dikush tjetër tha: ‘Po! Unë kam qëndruar atje duke pritur dhe u deshën edhe 5 minuta të tjera!!

 

Shumica e pajisjeve moderne kanë ekrane për t’ju treguar se sa kohë ka mbetur nga cikli i tyre. Megjithatë, ndërsa larja vazhdon, kohëmatësi nuk pasqyron gjithmonë kohën totale të vendosur në fillim dhe, në fund, mund të ndryshojë për disa minuta. “Ndërsa ndryshimi zakonisht nuk është i madh, kjo mund të jetë zhgënjyese në disa raste.

 

‘Si rezultat, makina do të rregullojë kohën për të përfunduar në pika të caktuara të ciklit – ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më vonë. ‘I vetmi ndryshim është se njerëzit e vërejnë vetëm kur ndodh procesi i fundit!

 

Duke qenë se parametrat ndryshojnë kur disa ngarkesa janë më të rënda se të tjerat, si p.sh. çarçafët dhe peshqirët, ky funksion i automatizuar bën që në disa raste ai “1 minutësh” të jetë më i gjatë.