Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen “Mc Gonigal”. Vendimi është marrë në mbledhjene  Konferencës së kryetarëve.

 

“Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Është marrë vendimi për zhvillimin e një mocioni me debat. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë prej 12 orësh.’- tha Balla.