Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, për partitë, bazuar mbi numrin e deputetëve në Kuvendin e vitit 2021.
Partia Socialiste është forca politike e cila përfiton fondin më të madh, me shifrën 151.494.783 lekë.
Më pas, fondin e dytë më të madh e merr Partia Demokratike, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj 106.661.181 lekë, ndërsa Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 lekë.