Një i ri ka humbur jetën në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas. Bëhet me dije se 35-vjeçari A.F., ishte duke punuar me autokombajnë dhe se dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë e elektrike të tensionit të lartë. Për pasojë 35-vjeçari ka humbur jetën.
“Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas, shtetasi A. F., 35 vjeç, duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën pasi është dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e policisë