Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 3 të rinjtë R.L, 21 vjeç dheE.L, 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin E.M, 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

 

Të rinjtë shisnin kokainë në zonën e plazhit. Për pasojë janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë.