Këngëtarja shqiptare me famë botërorë, Dua Lipa ka treguar shpesh herë që është shumë e lidhur me Shqipërinë, nga ku kanë origjinën prindërit e saj. Së fundmi ajo ka uruar të atin në ditën e baballarëve, përmes një artikulli të vjetër të shkruar në shqip.
Këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi ka publikuar në InstaStory një artikull të vjetër në gjuhën shqipe, i cili tregon se babi i saj kur ka qenë fëmijë ka qenë një nxënës i shkëlqyer në mësime, e përmes këtij postimi ajo ka gjetur rastin të urojë të atin, në ditën e baballarëve.
“Rikthe modelin e flokëve në foto. Gëzuar ditën e baballarëve shoku im më i mirë”, ka shkruar këngëtarja poshtë fotos.