Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Mbi 1 mijë banorë shtetas iranianë të kampit Ashraf 3 kanë dalë në rrugë, ndërkohë që ka forca të shumta policie në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Në rrugë ka dhe qindra gra që flasin në gjuhën e tyre kundër operacionit.
Sipas një prej muxhahedinëve dy njerëz janë vrarë dhe u dërguan në spital dhe po kështu ka dhe disa të plagosur. Dyshohet se ka pasur rezistencë ndaj policisë, e cila ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e kampit.
“Nuk ndihemi më të sigurt këtu. Policia na sulmuan ne. Na kanë shkelur të drejtat tona të njeriut. Policia na vrau vëllain tonë. Ata erdhën në mëngjes ishin në krevate. Pse na trajtojnë si terroristë ne”, tha një grua muxhahedine.
Në vend është parë dhe një ambulancë. Ndërkohë nga ana e policisë shqiptare nuk ka informacion zyrtar. Një efektiv policie ka humbur ndjenjat dhe po i jepet ndihma e parë.