Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për të folur rreth çështjeve të fundit.

 

Gjatë takimit, Orban i ka kërkuar Vuçiçit që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.

 

Sipas tij kjo gjë do ta ndihmonte Serbisë “në kauzën e tyre”.

 

“Me respekt, ju kërkoj i dashur Aleksandër që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë.

 

Ndërkohë Vuçiç tha se në rastin e tre policëve të arrestuar po punon “me autoritetet kompetente”.

 

Tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe disa ditë më parë. Ky veprim solli tension më të theksuar në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

 

Ndërkohë tre policëve  u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe ata po mbahen në një burg në Kralevë.