Mbi 600 ushtarë rusë janë vrarë brenda 24 orëve nga forcat ukrainase,  ndërsa konflikti që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar nga pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

 

Kjo është ajo që del nga raporti i fundit ushtarak i publikuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas të cilit gjithsej 230 mijë  ushtarë rusë kanë vdekur në më shumë se një vit luftë.

 

Sipas njoftimit, që nga fillimi i konfliktit rusët kanë humbur 4057 tanke, 4220 sisteme artilerie, 391 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Sipas ukrainasve, u shkatërruan 315 avionë, 309 helikopterë, 3573 dronë 16 prej tyre në 24 orët e fundit, 1264 raketa lundrimi dhe 18 njësi detare.