Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Feredi Belerit për zëvendësim të masës së sigurisë.
Fredi Beleri kërkonte masë më të butë se ‘arrest në burg’.
Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, 12 maj, dy ditë përpara zgjedhjeve, nën dyshimet si i përfshirë në shit-blerjen e votave.
Beleri ndodhej në ambientet e restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.
Kujtojmë se më herët Beleri ka kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.