Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani. Në Torshavn, kuqezinjtë e Sylvinhos prodhuan lojë dhe raste të mira, duke marrë vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores me përmbysje 3-2 të Moldavisë me Poloninë.

 

Në Ishujt Faroe festa e tanëve ka qenë e madhe, teksa ekipi ia ka marrë këngëve patriotike. Edhe me "Gjergj Kastriotin" prezent mes tyre, kënga që dëgjohet është ajo e Adem Jasharit, "Mora Fjalë". Atmosferë e zjarrtë te kuqezinjtë, që talentin e kaluan nga fusha te muzika.