Vala e të nxehtit solli temperatura rekord në Meksikë dhe si pasojë, që nga fillimi i qershorit, jetën e kanë humbur të paktën 37 persona.

Mediat lokale raportojnë se numri i vdekjeve po rritet me shpejtësi për shkak të temperaturave rekord, veçanërisht në veriperëndim dhe juglindje të Meksikës.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës përmes një deklarate tha se 426 persona janë paraqitur në spitale me simptoma të goditjes nga dielli, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Më tej thuhet se temperatura në shtetin federal Veracruz ka arritur në 43 gradë Celsius dhe se në këtë rajon kanë humbur jetën 14 persona. Tetë persona humbën jetën në shtetin Tabasko, nga tre persona në Oaxaca, Tamaulipas dhe Coahuila dhe nga dy persona në Sonora, San Luis Potosi dhe Sinaloa, sipas ministrisë.

 

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SMN) njofton se në Meksikë pritet që vala e të nxehtit të vazhdojë për 10 deri në 15 ditë të tjera, duke rekomanduar që pacientët me sëmundje kronike të mos dalin jashtë gjatë orëve të caktuara, përveç nëse është e nevojshme./AA