Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar Spitallën në Durrës.

Kreu i qeverisë shprehet se po merr formë lagja e re e Rilindjes pas tërmetit të 26 Nëntorit. Sipas Ramës, aty do të strehohen 996 familje të dëmtuara.

Por ndër të tjera, kryeministri thotë se kjo zonë do të kthehet në model me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sporti e me radhë.

“Spitallë, Durrës – Vazhdon merr formë lagja e re e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, e cila jo vetëm do të strehojë 996 familje të dëmtuara, por do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbërta, shërbime publike, zona sportive e me radhë”, shprehet Rama.