Disa ditë pasi Bebe Rexha u godit në fytyrë nga një ‘fans’ duke i hedhur një telefon gjatë një koncerti, një video e Ava Max-it që goditet në fytyrë nga një djalë tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

 

Mbrëmjen e djeshme, Ava Max ishte duke performuar në Teatrin Fonda në Los Anxhelos, kur një burrë arriti të ngjitej në skenë dhe ta godiste me shuplakë në fytyrë në mes të shfaqjes.

 

Videoja, e kapur nga një fans në turmë, tregon burrin që i afrohet Avas ndërsa ajo po performonte në skenë përpara se ta godasë atë në fytyrë me një pëllëmbë.

 

Burri më pas është kapur menjëherë nga një roje sigurie, i cili e largoi jashtë skenës.

 

Ava u largua në pjesën e pasme të skenës kur u godit dhe u kthyeshpejt për të vazhduar performancën për turmën.

 

Në rrjetet sociale pas shfaqjes, Ava tregoi se burri “e goditi aq fort” sa përfundoi me një dëmtim në sy.

 

Ajo shkroi në Twitter:

 

“Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje timen, faleminderit fansave që ishit spektakolar sonte në LA!!”

Sulmi ndaj Avas vjen pak ditë pasi Bebe Rexha u sulmua gjithashtu në skenë, pasi dikush nga publiku i hodhi një telefon në kokë gjatë një koncerti në Neë York City. Bebe përfundoi me qepje si pasojë e goditjes së telefonit.

 

Njeriu që hodhi telefonin, Nicolas Malvagna, u arrestua dhe tani përballet me dy akuza për sulm. Ai do të dalë në gjykatë më 31 korrik.

 

Ndërsa për personin që goditi Ava Max asnjë informacion nuk është bërë ende publik.