Në Lojërat Evropiane 2023 në Krakow të Polonisë, Shqipëria po përfaqësohet nga 11 sportistë elitarë.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga parakalimi i sportistëve në ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave.

 

“Momente nga parakalimi i 11 sportistëve tanë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Evropiane në Krakow të Polonisë. Shumë suksese të gjithëve”, tha Rama.

 

Në Lojërat Evropiane marrin pjesë 48 shtete. Sportistët shqiptarë do garojnë në disiplina të ndryshme, si: boksi, taekwondo, karate, qitje, madje edhe tre disiplina të reja.

 

Lojërat Evropiane në Krakovë dhe Malopolska të Polonisë nisën në 21 qershor dhe përfundojnë më 2 korrik.

 

Të gjitha sportet olimpike në këtë aktivitet do t’u ofrojnë mundësi kualifikimi sportistëve për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në veprimtarinë më të madhe botërore sportive që do të mbahet verën e ardhshme në kryeqytetin francez.