Një aktivitet shumë i madh dhe interesant, internacional do të zhvillohet në Tiranë dhe konkretisht në Pezë-Helmës duke nisur nga data 3 qershor deri në 9 qershor.

Eventi i përmasave të mëdha ka edicionin e dytë të tij, dhe do të zgjasë 7 ditë, me një pjesëmarrje të gjerë të 52 skuadrave.

Klubet do të jenë më prestigjiozet në vend si Tirana, Partizani, Dinamo City, Internacional Tirana dhe Football Repuplic.

 

Por në këtë aktivitet do të vijnë edhe skuadra nga Turqia si: Beşiktaş dhe Galatasaray. Madje do të ketë edhe ekipe nga Kosova, si: Prishtina, Drita e Gjilanit, Lipjani, Ramiz Sadiku, Ballkani, dhe nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Kumanova.

Për fituesin, organizatori “Mati Sport”, do të  japë kupa dhe gjithashtu trofe do të jepen për golashënuesit më të mirë dhe lojtarët që bëjnë diferencën në fushën e lojës.

Aktikviteti pritet të ketë spektakël, ku hyrja do të jetë falas për publikun.

Lojtarët e rinj do të takojnë edhe figura të njohura të sportin në vend dhe jo vetëm, të cilët janë të ftuar të marrin pjesë.

Pritet që kjo nisëm të bëhet aktivitet rajonal me ekipe të mirënjohura nga Ballkani dhe Europa në vitet në vazhdim./OraNews

Turne Internacional moshash në Tiranë, marrin pjesë Beshiktash