Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë.

 

 

Gjithashtu pritet që Kolegji Zgjedhor të marrë sot vendimin përfundimtar.

 

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Lefter Maliqi shkruan: “Gati për seancë. Ju përshëndes live nga Kolegji zgjedhor. Thjeshtë kërkohet drejtësi e pavarur. Sfidat vazhdojnë”.

 

 

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje kishte dy ankimime të ndara, një nga kandidati Maliqi dhe tjetra nga koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ si subjekt politik.

 

Më herët Kolegji vendosi që t’i shqyrtonte në një kërkesë të vetme duke pushuar një prej padive dhe sot shqyrtohet vetëm njëra.