Në zgjedhjet e 14 majit, ku pati një pjesëmarrje rekord, presidenti Recep Tayyip Erdoğan doli i pari me 49,52 për qind, ndërsa përqindja e votave të Kemal Kılıçdaroğlu ishte 44,88 për qind dhe Sinan Ogan 5,17 për qind.
Erdoğan dhe Kiliçdaroglu, dy kandidatët me votat më të larta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, do të konkurrojnë sërish më 28 maj.
Votuesit turq që jetojnë jashtë vendit shkojnë sërish në kutitë e votimit, me zgjedhjet që kalojnë në raundin e dytë.
Jashtë vendit u hapën gjithsej 3461 kuti votimi.
Votimi jashtë vendit filloi më 20 maj dhe do të përfundojë më 24 maj.
Në portat doganore votimi do të jetë i mundur deri më datë 28 maj, ora 17:00.
Në 12 vende, përfshirë Brazilin, Korenë e Jugut, Estoninë, Kosovën dhe Serbinë, qendrat e votimit do të hapen më 21 maj dhe votuesit në këto vende do të mund të votojnë vetëm atë ditë.
Procesi i votimit, i cili filloi sot në 27 vende, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Kinën, Uzbekistanin, Irakun, Iranin, Kirgistanin, Maqedoninë e Veriut, Turkmenistanin dhe Ukrainën, do të vazhdojë deri nesër në mbrëmje
Kutitë e votimit në 15 vende, përfshirë Shqipërinë, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe ,Bullgarinë, Izraelin, Spanjën, Kazakistanin, Rusinë dhe Arabinë Saudite, do të qëndrojnë të hapura deri në mbrëmjen e 22 majit.
Votuesit në Finlandë do të mund të votojnë deri në mbrëmjen e 23 majit.
Votimi në 17 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara (SHBA), Gjermaninë, Belgjikën, Francën, Anglinë, Irlandën, Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Greqinë do të jet i mundur deri në mbrëmjen e 24 majit.