Një aksident është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti apo jo.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nga aksidenti, u krijua trafik në autostradë, ndërsa më pas situata u normalizua.