EUROPOL ka çmontuar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë. Në kuadër të këtij operacioni, 35 persona kanë përfunduar në pranga e ndërsa u sekuestruan më shumë se 1 milionë euro. 

 

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

 

Referuar po të njëjtit njoftim, “anëtarët e saj njihen gjithashtu për përdorimin e tyre të dhunës, duke përfshirë torturën dhe rrëmbimin për shantazh.”

 

Nuk ka ende informacione mbi identitetin e personave të arrestuar.