Pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror do të kenë një kujdes shëndetësor pranë vendit ku pushojnë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje nga 30 qendrat shëndetësore të hapura për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas dhe të huaj.
“3️0️ qendra shëndetësore janë hapur në zonat e bregdetit dhe në zonat e turizmit malor, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj”, u shpreh Manastirliu.
“Janë 170 mjekë, infermierë dhe staf mbështetës të dedikuar që po shërbejnë në qendrat verore nga veriu në jug”, theksoi ministrja.
“Një paketë me 100 lloje të barnave dhe materialeve mjekësore është garantuar në çdo qendër shëndetësore verore”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale./ATSH