Në qarkun e Korçës ka patur reshje shiu dje pasdite dhe kryesisht natën dhe në lartësitë mbi 1300 m ka rënë dëborë, por pa krijuar problematika.

 

Kontraktorët kanë monitoruar akset kryesore nacionale dhe ato turistike duke kriposur e mirëmbajtur. Për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

 

Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika, sipas informacionit të marrë nga strukturat e EC të bashkive.

 

Edhe segmenti Shtyllë-Panarit vazhdon të jetë e hapur.

 

Për drejtuesit e automjeteve, përsëri rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore në segmentin Boboshticë-Dardhë.

 

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët për rrjedhojë niveli i lumenjve dhe i degëve të tyre furnizuese, mbetet në kuota normale. Nuk kemi ndonjë problem të raportuar në furnizimin me energji elektrike.