Një 34 vjeçar është arrestuar ndërsa nipi i tij është shpallur në kërkim pasi në banesë u gjendet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat i mbanin pa leje.

 

 

Pushka, krehëri dhe municioni i armës u gjetën gjatë kontrollit të policisë, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, në banesën e A. P., dhe nipit të tij tA. C., i cili dyshohet së është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Gjithashtu në Pogradec nisi procedimi në gjendje të lirë për 23 vjeçarin E. B., pasi iu gjet armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

 

 

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Përkatësia”, sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak për to. Mbanin pa leje, në banesë, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim nipi i tij. Procedohet penalisht edhe një 23-vjeçar, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu, pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përkatësia”, në kuadër të të cilit: -U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. C., 19 vjeç, nipi i shtetasit A. P., të dy banues në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec. Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale. -U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje. Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.